
Kongresi i 4-t i Shoqatës Shqiptare për Dermatologji Kozmetike dhe Estetike (ASCAD)
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini mori pjesë në Kongresin e 4-t të Shoqatës Shqiptare për Dermatologji Kozmetike dhe Estetike (ASCAD).
Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Draçini vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti si një platformë për bashkëpunim ndërkombëtar, shkëmbim dijesh dhe zhvillim të mëtejshëm të dermatologjisë, estetikës dhe mjekësisë rigjenerative. Ai theksoi rolin kyç të kongreseve të tilla në lidhjen ndërmjet kërkimit shkencor, praktikës klinike dhe formimit profesional të mjekëve të rinj.
Urime organizatorëve për këtë kongres të suksesshëm dhe përkushtimin e tyre ndaj avancimit të mjekësisë moderne!