
Leksion i hapur me temë “Financimi i Shërbimeve Shëndetësore”, nga znj. Eva Sarec
Sot, më 12 Qershor 2025, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, u zhvillua një leksion i hapur me temë “Financimi i Shërbimeve Shëndetësore”, nga znj. Eva Sarec, eksperte e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Financimin në Shëndetësi.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi rëndësinë e këtij leksioni duke nënvizuar se përmes edukimit, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave, mund të ndërtojmë një sistem shëndetësor më të drejtë, të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm për të gjithë.
Gjatë leksionit, znj. Sarec ndau përvoja ndërkombëtare dhe praktika të rekomanduara nga OBSH mbi mënyrat e financimit të shëndetësisë, duke sqaruar ndikimin e tyre në cilësinë dhe qasjen ndaj kujdesit shëndetësor.
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt informimit dhe ndërgjegjësimit të studentëve mbi politikat e shëndetit publik dhe rolin që ata do të kenë në përmirësimin e sistemit shëndetësor në të ardhmen.