
Leksion i Hapur nga Henry Marsh: “Patient Safety”
Leksion i Hapur nga Henry Marsh: “Patient Safety”
Sot, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë patëm nderin të mirëpresim neurokirurgun e njohur britanik, Henry Marsh, në një leksion të hapur me temë “Patient Safety”.
Studentët dhe pedagogët patën mundësinë të dëgjojnë reflektimet dhe eksperiencat e një prej figurave më të njohura në fushën e mjekësisë, duke u fokusuar në rëndësinë e kujdesit të sigurt dhe etik ndaj pacientëve.
Diskutimi frymëzues i Dr. Marsh theksoi rëndësinë e përkushtimit profesional, empatisë dhe vendimmarrjes së kujdesshme në trajtimin mjekësor, duke dhënë mesazhe të çmuara për të ardhmen e mjekësisë.
Falenderojmë Dr. Henry Marsh për këtë kontribut të jashtëzakonshëm dhe frymëzues për komunitetin tonë akademik!