Leksione te hapura
Në kuadër të projektit të financuar nga AKKSHI, “Retinopatia e prematuritetit: Vlerësimi i incidencës, faktorëve të riskut, diagnostikimi, trajtimi në kohë dhe strategjitë parandaluese”, janë realizuar leksione të hapura në datat 18-19 Nëntor 2024, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e njohurive mbi diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve të lindur para kohe.
ℹ️Fokusi kryesor ishte shmangia e verbimit të plotë përmes një diagnostikimi të saktë dhe ndërhyrjes në kohë. Këto sesione janë realizuar për mjekët oftalmologë dhe neonatologë, duke ofruar mundësinë për shkëmbim të praktikave më të mira dhe zhvillim të strategjive parandaluese që mund të shpëtojnë jetë dhe të garantojnë një të ardhme më të shëndetshme për fëmijët prematurë.