
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT), dhe Albanian Health Fund kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon promovimin dhe mbështetjen e kërkimit shkencor, zhvillimin profesional dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e shëndetësisë.
Kjo marrëveshje do të ofrojë mundësi të reja trajnimi për studentët dhe stafin akademik të UMT-së, duke fuqizuar kapacitetet shkencore dhe profesionale përmes projekteve inovative dhe aktiviteteve ndërkombëtare.
Ky bashkëpunim do të kontribuojë në ngritjen e standardeve të arsimit dhe kujdesit shëndetësor në Shqipëri, duke u bërë një shembull i suksesit të partneriteteve strategjike.