
Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Acibadem
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi (MoU) me Universitetin Acibadem, një nga institucionet më të njohura akademike në fushën e mjekësisë në rajon dhe më gjerë.
Ky partneritet synon të:
- Nxisë shkëmbimin akademik dhe profesional mes dy institucioneve
- Ofrojë trajnime të avancuara për studentët dhe mjekët e rinj
- Zhvillojë projekte të përbashkëta kërkimore dhe programe të zhvillimit të vazhdueshëm profesional
- Harmonizojë standardet e arsimit dhe praktikës mjekësore me ato ndërkombëtare
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të cilësisë së arsimit mjekësor dhe kujdesit shëndetësor në Shqipëri.