MBI APLIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE NË KUOTAT E PAPLOTËSUARA SIPAS PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË ,  NË PËRFUNDIM TË RAUNDI III, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, VITI AKADEMIK 2021-2022

MBI APLIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE NË KUOTAT E PAPLOTËSUARA SIPAS PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË , NË PËRFUNDIM TË RAUNDI III, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, VITI AKADEMIK 2021-2022

Në zbatim të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, Statutit dhe Rregullores së UMT-së, Udhëzimit nr. 10, datë 25.05.2019 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë” të MAS, i ndryshuar, për procesin e aplikimit dhe regjistrimit në kuadër të plotësimit e kuotave të mbetura bosh, sipas programeve të studimit,  Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton se në përfundim të regjistrimit në tri minifaza të Raundit III-të, rezultojnë kuotat të paplotësuara si më poshtë:

  • Për Fakultetin e Mjekësisë:
Nr Programi i studimit Kuota të lira
1 Msc në Farmaci 1
2 Bsc në Shëndet Publik 3
3 Total 4

 

  • Për Fakultetin e Mjekësisë Dentare:
Nr Programi i studimit Kuota të lira
1 Msc në Stomatologji 1
2 Bsc në Higjenist Dentar 4
3 Bsc në Teknikë Dentare 3
4 Total 8

 

  • Për Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike:
Nr Programi i studimit Kuota të lira
1 Bsc në Fizioterapi 7
2 Bsc në  Teknikë Imazherie 5
3 Bsc në Teknikë Laboratori 1
4 Bsc në Logopedi 3
5 Total 16

 

Sa më lart, kandidatët që kanë aplikuar në raundin e III-të në programin përkatës të studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të cilët nuk kanë qenë fitues dhe nuk janë  të regjistruar në një program tjetër, mund të paraqesin kërkesën për të vijuar me procesin e konkurrimit, në përputhje me procedurën e specifikuar në Udhëzimin nr. 3, datë 26.10.2021 “Për aplikimin dhe regjistrimin e kandidatëve në kuotat e paplotësuara sipas programeve të studimit të ciklit të parë, Raundi IV…” (kliko këtu) të Rektorit të UMT-së.