MUNDËSI APLIKMI PËR PROJEKT-PROPOZIME NË PROGRAMIN PRoF 2017 AWARD
Në kuadër të thirrjes për Projekt-Propozime PRoF 2017 Award së shpallur nga Universiteti Ghent, në Belgjikë, dhe informacionit të përcjellë nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon stafin akademik të interesuar mbi pjesëmarrjen në këtë thirrje.
PRoF 2017 Award është një konsorcium inovativ evropian, i cili ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2009 dhe që grupon së bashku organizata dhe më shumë se 300 profesionistë të kujdesit shëndetësor nga disiplina të ndryshme të cilat mendojnë për evoluimin e sistemeve të këtij kujdesi. Fuqia e konsorciumit qëndron në qasjen e saj interdisiplinore, ku organizatat e kujdesit shëndetësor punojnë së bashku me qendrat kërkimore, universitetet dhe kompanitë për të krijuar vizione për të ardhmen. Secila prej këtyre vizioneve është realizuar si një “dhomë koncept- concept room” të cilat mund të vizitohen nga të gjithë në Poperinge – Belgjikë.
Juria e Projektit do të përzgjedhë tre projekte fituese, që do të ftohen të paraqesin punën dhe rezultatet e tyre në Simpoziumin Ndërkombëtar, i cili do të zhvillohet më datë 17 Maj 2017 në Universitetin Ghent. Njërit nga 3 fituesit e përzgjedhur do t’i jepet çmimi Prof (me një vlerë prej 10.000 €).
Për informacione më të detajuara mund të konsultoni sitin: www.prof-projects.com
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 25.10.2016