Nis Rrugëtimi i 124 Mjekëve të Rinj Specializantë në Kuadër të Programit të Mbështetur nga MShMS

Nis Rrugëtimi i 124 Mjekëve të Rinj Specializantë në Kuadër të Programit të Mbështetur nga MShMS

124 mjekë të rinj specializantë nisën rrugëtimin e tyre 4-vjeçar, në kuadër të kontratës së mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky program siguron mbështetje financiare gjatë specializimit, punësim të garantuar pas përfundimit dhe shpërndarje në funksion të nevojave të sistemit shëndetësor në të gjithë vendin.

Nga pediatria te urgjenca, nga anestezia te diagnoza me imazhe – po investohet në mënyrë të qëndrueshme në fuqizimin e specialiteteve prioritare, me fokus në spitalet rajonale dhe bashkiake.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi mbështetjen për mjekët e rinj dhe angazhimin e plotë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për një formim akademik cilësor e bashkëkohor.

Më shumë mundësi për karrierë në vend, më shumë dinjitet për profesionin e mjekut, më shumë shërbim për qytetarët shqiptarë!