NJOFTIM: KËRKOHEN TRE EKSPERT TË JASHTËM ME KONTRATË SHËRBIMI PËR TË QËNË PJESË E KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE DHE NJESISË SË PROKURIMIT
Në zbatim të nenit 74 dhe 75 të VKM Nr.285, date 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, kërkohen tre ekspert të jashtëm me kontratë shërbimi, një i fushës së inxhinjerisë mekanike, një i fushës së inxhinjerisë së ndërtimit dhe një i fushës së inxhinjerisë elektronike/elektrike trajnuar për paisjet mjekësore, për të qenë pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe njesisë së prokurimit.
Kriteret që duhet të plotësojnë:
1. Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare sipas fushave të kërkuara;
2. Të ketë eksperience pune mbi 5 (pesë) vite;
3. Te mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, brenda l0 ditëve nga publikimi njoftimit dokumentet si më
poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jeteshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqesore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji.