NJOFTIM MBI SEMINARIN KOMBËTAR HERE

NJOFTIM MBI SEMINARIN KOMBËTAR HERE

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton stafin akademik të interesuar mbi mundësinë e pjesëmarrjes në seminarin kombëtar me temë “Korniza shqiptare e kualifikimeve”. Seminari kombëtar HERE organizohet nga Zyra Erasmus+ në Shqipëri në bashkëpunim me grupin e Eksperteve të Reformës së Arsimit të Lartë HERE dhe zhvillohet më datë 7 nëntor 2016, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.

Seminari ka për objektiv nxitjen e reflektimit dhe debatit midis pedagogëve, ekspertëve, zyrtarëve publik dhe komunitetit të biznesit mbi zhvillimet e fundit për sa i përket kornizës shqiptare të kualifikimit dhe rrjedhojat në Arsimin e Lartë dhe shoqërinë e gjerë. Aktiviteti pritet të mbledhë më shumë se 100 përfaqësues nga universitet e vendit, ministritë e ndryshme, agjencitë publike që veprojnë në arsimin e lartë, ekspertët shqiptarë dhe të BE-së, komuniteti i biznesit etj.

Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me Zyrën Erasmus+ në Shqipëri në adresën elektronike: albania@erasmusplus.al

 

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 01.11.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *