NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E PROKURIMEVE”, ME KOHË TË PLOTË NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E PROKURIMEVE”, ME KOHË TË PLOTË NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhërin e Administratorit të UMT-së nr.101, datë 21.09.2022 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve”, me kohë të plotë në Drejtorinë e Shëebimeve Mbështetëse në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune si më poshtë:

Fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve”, me kohë të plotë në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Përgjegjësi i Sektorit është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Sektor.
  • Koordinon punën vertikalisht me strukturat qe ka në varësi dhe raporton rregullisht tek Drejtori i Drejtorisë.
  • Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligiore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë  ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
  • Hartimi dhe propozimi i planit vjetor të prokurimeve, në bashkëpunim me Njësinë e Prokurimit në bazë të kërkesave dhe nevojave për prokurim;
  • Organizon punën për përgatitjen e regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik,  shpenzimeve dhe investimeve në bashkëpunim me Njësinë e Prokurimit, në fillim të çdo viti kalendarik;
  • Përgatitja e Dokumentave Standarde të Tenderit për procedurat e prokurimit, në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit, sipas pjesëmarrjes në komisionet përkatëse në procedurë;
  • Përgatitja e analizave periodike për prokurimet;
  • Përgatitja e regiistrit të realizimit të prokurimeve publike në mënyrë periodike dhe vjetore, raportimi në MASR-ë;
  • Kontrollon dhe shpërndan sipas destinacionit dokumentat e hartuara nga punonjësit në varësi;
  • Siguron bashkëpunim të mirë të grupit dhe ekzekutim në kohë të detyrave.
  • Siguron që mbajtja dhe arkivimi i të dhënave të Sektorit është në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit për prokurimin publik;
  • Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin Juridik për çdo risk të hasur;
  • Siguron që stafi i caktuar për implementimin e kontratës të mos jetë i përfshirë në vlerësimin e tenderit;
  • Përgatit planifikimin e procedurave të tenderimit në bashkëpunim me drejtoritë/sektorët e tjerë (përgatitja dhe ndjekja e rregullt të Planit të Prokurimit);
  • Monitoron dhe rishikon aktivitetet e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjesit e varësisë;
  • Siguron transmetimin e kërkesës për hapjen e tenderit (parashikimin dhe njoftimet për tender në internet, ftesat drejtuar tenderuesve) dhe monitoron procesin e parakualifikimit dhe të përzgjedhjes;
  • Në fund të vitit ndjek dhe mbikqyr hartimin dhe dorëzimin e Regjistrit përmbledhës për realizimin e Prokurimeve publike, konform afateve të përcaktuara në ligj.

Kandidatët për “Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve”, me kohë të plotë në Drejtorinë e Shërbimeve Mështetëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike ose Juridike; Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëtën fushë;
  • Të ketë 3 vite mbi eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;

 

Kushtet:

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit;

 

Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

   

  • Të jetë shtetas shqipëtar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur.

 Përbën avantazh për këtë pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale , aftësia për të punuar në grup.

 Dokumentacioni i kërkuar:

 Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit);
  5. Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
  8. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  11. Çertifikatë/Dëshmi të noteruar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  12. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

 

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

 Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve  kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik në RSH”
  • Vendimin nr. 285 datë 19.05.2021 “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK”
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al