NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE”, NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE DHE PROTOKOLL – ARSHIVËS, PRANË DREJTORISË SË  SHËRBIMEVE JURIDIKE DHE BURIMEVE NJERËZORE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE”, NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE DHE PROTOKOLL – ARSHIVËS, PRANË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE JURIDIKE DHE BURIMEVE NJERËZORE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në ligjin nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, si më poshtë vijon:

 “Specialist i burimeve njerëzore”, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll – Arshivës, pranë Drejtorisë së  Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

  • Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist i Burimeve Njerëzore”, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll –arshivës, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të zotërojë me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  6. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë minimalisht Bachelor, brenda/jashtë vendit, të njohura nga MASR;
  7. Të mos jet marrë masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
  8. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  9. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;

 

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare me rezultate sa më të larta;
  2. Të ketë arsimin, trajnime dhe përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore mbi 2 vite.
  3. Të ketë aftësi shumë të mira organizative , menaxherialë dhe komunikuese;
  4. Të ketë aftësi të punuarit në grup;

 

Dokumentacioni i kërkuar:

 Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  4. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, që ka qenë i punësuar);
  5. Të zotërojë me dëshmi, programet e paketës Microsoft Office;
  6. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  7. Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
  8. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  9. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  10. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  11. Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  12. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s ‘kualifikim  të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Zyrën e Protokollit te Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune me ditën e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Nr. 7961 dt.12.07.1995 Kodi i Punës i RSH, i ndryshuar.
  • Njohuri mbi aktet ligjore e nënligjore të arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al