NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST/ASISTENT ADMINISTRATORI”, PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHËM) DERI 1 (NJË) VIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr.96, datë 20.04.2023 “Për fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Specialist/Asistent Administratori”, personel administrativ me kontratë me afat të caktuar (të përkohshëm) deri 1 (një) vit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune si më poshtë:
Fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Specialist/Asistent Administratori”, personel administrativ me kontratë me afat të caktuar (të përkohshëm) deri 1 (një) vit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Organizon e siguron rregullsinë e hyrjes së të gjitha materialeve informative për Administratorin;
- Organizon axhendën ditore të Administratorit;
- Nëpërmjet Sektorit të Protokoll-Arkivës siguron transmetimin korrekt të korrespondencës së Administratorit brenda institucionit apo në marrëdhënie jashtë tij;
- Mban evidencën e porosive që merr prej nëpunësve të Institucionit apo personave të tretë dhe ndjek përfundimin e dhënies së përgjigjes;
- Koordinon takimet e planifikuara për Administratorin me nëpunësit apo personat jashtë saj;
- Asiston dhe mban procesverbalet në mbledhjet e ndryshme, duke nënvizuar konkluzionet dhe detyrat që dalin nga këto mbledhje;
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme;
Kandidatët për “Specialist/Asistent Administratori”,, me kontratë me afat të caktuar, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor”, në shkencat “Juridike / Humane”;
- Të ketë 1 vit eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
Kushtet:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
- Të jetë shtetas shqipëtar;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të ketë eksperiencë të provuar me dokument në fushën e prokurimeve;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
Përbën avantazh për këtë pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit sipas rastit);
- Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
- Çertifikatë/Dëshmi të noteruar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al