NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND TË LIRË PUNE NË POZICIONIN “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE DHE INVESTIMEVE”, ME KOHË TË PLOTË NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 67; në Statutin e UMT-së, neni 79; “Punësimi i personelit administrativ”; në Rregulloren e UMT-së, nenet 59 dhe 60; në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të UMT-së”, i ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 280 datë 12.12.2024 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve”, personel administrativ me kohë të plotë, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve”, me kohë të plotë në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët e interesuar, duhet të plotësojnë këto kritere:
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Përgjegjësi i Sektorit është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Sektor. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi dhe raporton rregullisht të Drejtori i Drejtorisë.
- Ndjek monitorimin e zbatimit të kontratave të lidhura.
- Organizon punën për mirëfunksionimin e sistemeve dhe infrastrukturës elektromekanike, hidraulike, ndërtimore të godinës të UMT-së, si dhe të pajisjeve të tjera që janë në përdorim në përputhje me parametrat e duhura;
- Organizon punën për mirëmbajtjen, pastrimin, transportin, shërbimet postare dhe korrierët.
- Mbikëqyr evidentimin e mallrave dhe materialeve në magazinë, dokumentimin e qarkullimit të tyre, mbajtjen e kartelave dhe rakordimin me kontabilitetin;
- Organizon punën për plotësimin e regjistrit të aseteve të UMT-së duke evidentuar ndryshimet (rikonstruksionet, meremetimet);
- Organizon punën për mbajtjen e regjistrit të pronave të miratuara për t’u dhënë me qIra;
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët;
- Detyrat e tjera janë të specifikuar në rregulloren e përgjithshme;
- Evidenton mallrat dhe materialet në magazinë, dokumentimin e qarkullimit të tyre, mbajtjen e kartelave dhe rakordimin me kontabilitetin.
Kandidatët e interesuar për pozicionin e lirë të punës “Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve ”, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere:
- Të zotërojnë diplomë të ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” në Shkenca Ekonomike/Juridike/Inxhinierike. Edhe diploma e ciklit të parë të studimeve “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
Kushtet:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.
Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur.
Përbën avantazh për këtë pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe menaxheriale, aftësia për të punuar në grup.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
- Kopje e librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015, i ndryshuar;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
- Certifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, të inventarizuar, në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën info@umed.edu.al