Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist IT”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist IT”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 112, datë 17.12.2025 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT” në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, Drejtoria e Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist IT”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik, duke garantuar funksionimin e qëndrueshëm dhe efikas të infrastrukturës së rrjetit, përfshirë monitorimin periodik, diagnostikimin dhe ndërhyrjet teknike për parandalimin ose zgjidhjen e problematikave.
  • Funksionimi i rrjetit të internetit, duke administruar dhe optimizuar lidhjet e internetit, si dhe të garantojë disponueshmërinë e shërbimit për zgjidhjen e problematikave teknike.
  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve teknologjike harduerike, si dhe përditësimi i sistemeve dhe programeve softuerike.
  • Ofrimi i mbështetjes teknike për punonjësit e institucionit, duke identifikuar në kohë problematikat harduerike dhe softuerike dhe duke ofruar asistencë të vazhdueshme.
  • Zbatimi i detyrave të tjera të ngarkuara nga eprorët, në përputhje me funksionet e pozicionit të punës dhe nevojat e institucionit, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve IT.

 

Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
  3. Të zotërojë të paktën diplomë të ciklit të parë “Bachelor” ose ekuivalente me të, në Shkenca Kompjuterike / Informatike/ të ngjashme aplikative;
  4. Të njohë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;

 

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Dëshmi penaliteti, të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
  8. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Çdo dokument tjetër që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;

 

Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

 

Fusha e njohurive për të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi sistemet informatike dhe të rrjetave kompjuterike, të softuerëve, si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike

 

Mënyra e vlerësimit nga Komisioni:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë  email në adresën info@umed.edu.al