NJOFTIM PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN TEKNIK I  SPECIALITETEVE TË NDRYSHME, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI  MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN TEKNIK I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e  lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të shkresës nr. 1336 prot., datë 17.06.2021 “Kërkesë për punësim për vende të lira pune” si dhe Urdhrit   nr. 50 datë  21.06.2021, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për dy vende të lira pune, si më poshtë:

Për 2 (dy) vende në pozicionin Teknik i Specialiteteve të ndryshme, Dega e Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti  Mjekësisë, Tiranë.

 Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Mirëmban në vazhdimësi të gjitha ambjentet e Fakultetit ku pëfshin auditorë, zyrat, laboratorët, nyjet hidrosanitare, dyert dhe dritaret.
  • Mirëmban dhe vë në funksionim sistemin sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe aspirimit.
  • Ka në mbikqyerje të përditshme sistemin elektrik si dhe të gjitha nyjet hidrosanitare, evidenton mangësitë dhe i riparton ato tek Kryetari i Dëgës së Shërbimeve.
  • Ka në mbikqyerje ambientet e brendshme dhe të jashtme të fakultetit dhe merr masa për të korrigjuar e meremetuar defektet.
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.

Kriteret:

Kandidati për vendet e punës “Teknik i  Specialiteteve të ndryshme”, duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të kenë perfunduar studimet e mesme për teknik i specialiteteve të
  2. Të ketë çertifikatë/diploma për specialitetin në vartësi të specifikave të punes.
  3. Të ketë të paktën 2 vite pëvojë pune.
  4. Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  5. Të jetë shtetas shqiptar;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

Kushte

  1. Të ketë zotësi të plotë për te
  2. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatë
  3. Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  4. Kopje të noteruar e diplomës/diplomave bashkë me listen e notave të arsimit përkatës;
  5. Kopje të noterizuar e dëshmisë së njohjes së një nga profesionet: marangoz/elektricist/hidraulik/kaldaist;
  6. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  11. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;

Mosparaqitja  e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) dite kalendarike duke filluar nga data e publikimit në Buletinin e Agjencisë Prokurimit Publik.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trainimet apo kualifikimet.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohurit mbi aftësitë, kompetencat, eksperiencat e tyre të mëparëshme, motivimin, aspiratat si edhe pritshmëritë e tyre në ushtrimin e profesionit.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al