NJOFTIM PËR EKSPERTË TË JASHTËM ME KONTRATË SHËRBIMI, TË SPECIALIZUAR NË FUSHËN E INXHINIERISË SË NDËRTIMIT NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në nenin 74 dhe 75 të Vendimit të KM nr. 285, datë 19.05.2021”Për miratimin e rregullave te prokurimit publik” i ndryshuar, si dhe në shkresën e Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, UMT, nr. 2166 prot., datë 16.08.2024 “Kërkesë për angazhim me kontratë shërbimi ekspert fushe, “Inxhinier Ndërtimi”,
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për ekspertët e jashtëm me kontratë shërbimi ekspert fushe “Inxhinier Ndërtimi”, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë vijon:
Kritere:
- Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare në fushën e inxhinierisë së ndërtimit;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vite;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
- Kopje e librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore brenda tre muajve të fundit (Dëshmi Penaliteti);
- Dëshmi apo kualifikime në fushën e kërkuar.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ose nëpërmjet postës në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë.
Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 20.08.2024 deri më 30.08.2024
Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe intervistë.
Ngarkohet për zbatimin e këtij Urdhri Drejtoria Juridike dhe e Burimeve Njerëzore, si dhe Drejtoria e Kërkimit shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit për publikimin e tij në faqen zyrtare të UMT-së.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.