NJOFTIM PËR KANDIDATËT NGA TROJET SHQIPTARE
Në sajë të procedurave për aplikim në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë të kandidatëve nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, ju informojmë me lajmërimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit rreth afatit për njohjen e Diplomës së Maturës Shtetërore të kryer jashtë territorit të Shqipërisë.
Në vijim të procedurave të kërkuara për njësimin e diplomave dhe për të përfunduar njësimin e tyre në mënyrë që të respektohen afatet e regjistrimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, lutemi që shtetasit të sjellin pranë komisionit në MAS dokumentacionin përkatës jo më vone se data 28 gusht 2014, ora 14:00.
Procedura e dorëzimit dhe e tërheqjes së dokumentacionit do të jetë individuale.
Dokumenti i njësimit, që do të dorëzohet në IAL-në përkatëse, do të tërhiqet në MAS në përfundim të procesit, duke filluar nga data 4 – 8 shtator 2014, nga ora 9:00- 16:00 pranë zyrës së pritjes së publikut në MAS.
Tërheqim vëmendjen që dokumentet të jenë të plota dhe të pasqyrojnë qartë arritjet e maturës shtetërore në shtetin përkatës.
Aplikantët nga Kosova të kenë domosdoshmërisht me vete VERTETIMIN mbi pikët e arritura në Provimin e Maturës Shtetërore, duke pasqyruar pikët e kandidatit dhe pikët maksimale të provimit.
Për çdo sqarim mund të kontaktoni në Nr. e telefonit +355 4 22232455, +355 4 2227300
Burimi: http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/lajme/njoftim-per-kandidatet-nga-trojet
Informojmë kandidatët se njohja e Diplomës së Maturës Shtetërore të tyre në Republikën e Shqipërisë është plotësim i kërkesës A. të Udhëzimit Nr. 24 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 11.08.2014 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 – 2015”.
REKTORATI