Njoftim –	Për një (një) vend pune në pozicionin personel administrativ “Sanitare” me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Njoftim – Për një (një) vend pune në pozicionin personel administrativ “Sanitare” me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 79 “Punësimi i personelit administrativ”,  në Statutin dhe Rregulloren e UMT-së, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së nr. 63, datë 08.10.2021, i ndryshuar, “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë” si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 29, datë 18.02.2025, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për vend të lirë pune, si më poshtë:

  • Për një (një) vend pune në pozicionin personel administrativ “Sanitare” me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit të godinës së njësisë kryesore;
  • Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave gjatë orarit të punës;
  • Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
  • Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve;
  • Perveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të Institucionit;

 

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësoj kandidati janë :

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të plotësojë kërkesat e posaçme per nivelin e arsimit, pervojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasen, grupin dhe pozicionin përkatës;
  3. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
  4. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  5. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të

 

Kritere:

Të ketë përfunduar studimet e ciklit tetë/nëntë vjeçar, ose të mesme;

 

Kushtet:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinor për largimin nga detyra;

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e Deftesës, (diplomës/diplomave), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  8. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë, nëse ka punuar;
  10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 ( pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në Buletinin e APP-së.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta në lidhje  me pozicionin e punës.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al

 

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të

drejtëpërdrejta ne lidhje me punën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 63, datë 08.10.2021 i ndryshuar, publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al