NJOFTIM PËR NJË VEND TË LIRË PUNE “DREJTOR” NË DREJTORINË E KËRKIMIT, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR NJË VEND TË LIRË PUNE “DREJTOR” NË DREJTORINË E KËRKIMIT, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe në Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit Administrativ të UMT-së nr. 40 datë 04.07.2019 “Për miratimin e numrit të personelit të UMT-së, në të gjitha nivelet” i ndryshuar, si dhe Urdhrin e Rektorit nr.84, datë 19.09.2024 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për një vend të lirë pune “Drejtor” në Drejtorinë e kërkimit, promovimit akademik dhe komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë:

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës vakant personel ndihmës akademik me karakter administrativ, me kohë të plotë, “Drejtor”, në Drejtorinë e kërkimit, promovimit akademik dhe komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të jenë si më poshtë:

 

Kritere të përgjithshme: 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND), të fituar në Universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në Universitete të huaja të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në RSH;
  2. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite, eksperienca e punës në institucionet publike përben avantazh;
  3. Të zotërojë me dëshmi, njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  4. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  5. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  6. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  7. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  8. Të ketë aftësi të mira në menaxhimit të punës në grup;
  9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  10. Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  11. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

 

Kritere preferenciale:

Të ketë eksperiencë në fushën e projekteve dhe menaxhimin e tyre, eksperienca e punës si drejtues projektesh përbën avantazh.

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimet e tyre në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Certifikate/ Dëshmi e noterizuar që vërtetojnë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Formular vetë deklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015;
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në kriteret;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit.
  13. Vërtetim nga punëdhënësi i mëparshëm/aktual/fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga shpallja ne Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik. 

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë;
  • Njohuri mbi aktet ligjore dhe nënligjore të arsimit të lartë lidhur me programet e studimit; dhe pranimit në programet sipas cikleve të studimit;
  • Njohuri mbi Kodin Administrativ;
  • Njohuri mbi projektet kërkimore shkencore, vendase dhe të huaja.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al