NJOFTIM PËR NJË VEND TË LIRË PUNE “PËRGJEGJËS”, NË SEKTORIN E KOORDINIMIT INSTITUCIONAL, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në vendimin e Bordit Administrativ te UMT-së nr. 40 datë 04.07.2019 “Për miratimin e numrit të përsonelit të UMT-së, në të gjitha nivelet”, i nryshuar, si dhe Urdhrin e Rektorit nr.148, datë 11.10.2023 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për një vend të lirë pune “Përgjegjës”, në Sektorin e Koordinimit Institucional, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë :
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës vakant personel ndihmës akademik me karakter adminstrativ, me kohë të plotë, “Përgjegjës”, në Sektorin e Koordinimit Institucional, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të jenë si më poshtë :
Kritere të përgjithshme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND)
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite, eksperienca e punës në institucionet publike përben avantazh;
- Të zotërojë me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme në punë;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Certifikate/ Dëshmi e noterizuar që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në kriteret;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.
- Vërtetim nga punëdhënësi i mëparshëm që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga shpallja ne Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi aktet ligjore dhe nënligjore të arsimit të lartë lidhur me programet e studimitdhe pranimit në programet sipas cikleve të studimit;
- Njohuri mbi Kodin Administrativ;
- Njohuri mbi sistemin para universitar në Republikën e Shqipërisë;
- Njohuri mbi Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al