NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË LËNDËN E SEMIOLOGJISË KLINIKE

NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË LËNDËN E SEMIOLOGJISË KLINIKE

Bazuar në nenin 3, 57 pika 2 e nenet në vijim të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1,63 e vijues të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT),  në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 89, datë 06.09.2022 “Për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2022-2023, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në shkresën e Fakultetit të Mjekësisë  nr. 428/1 prot., datë 14.04.2023, protokolluar me tonën nr. 1274 prot., datë 18.04.2023  “Përcillet kërkesa për personel akademik me kohë të pjesshme në lëndën e Semiologjisë Klinike”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që duan të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagogë të jashtëm, për vitin akademik 2022-2023, për vendet vakante si më poshtë:

Lënda: Semiologji Klinike    2 (dy) vende      (Semestri i dytë)

 

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë personeli akademik me kohë të pjesshme janë si më poshtë vijon:

  1. Të jetë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore preferohet gjuha angleze.
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

 

Kriteret preferenciale:

  1. Të ketë gradën Doktoraturë/ Titull Shkencor;
  2. Të ketë specializim në degën përkatëse;
  3. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie.

 

Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme:

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar njësisë bazë ku do të konkurrojë/ kandidojë;
  2. Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit;
  3. Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon;
  4. Dokument identifikimi;
  5. Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Program të Ciklit të Tretë të Studimeve (Specializim Afatgjatë në Fushën e Mjekësisë /Doktoraturë);
  6. Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit;
  7. Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një);
  8. Kopje të noteruar të librezës së punës;
  9. Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës;
  10. Dëshmi penaliteti;
  11. Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë).

 

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë  zyrës së Protokoll-Arkivës në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Afati është 7 (shtatë) ditë me ditën e shpalljes në faqen zyrtare të UMT-së.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë për drejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e arsimit të lartë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, etj.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al