NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) NË FAKULTETIN E MJEKËSISË TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024
Bazuar në nenin 3, 57 pika 2 e nenet në vijim të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1, 63 e vijues të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 155, datë 18.10.2023 “Për miratimin e kritereve për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2023-2024, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në shkresën e Fakultetit të Mjekësisë nr. 2345/141 prot., datë 14.12.2023, protokolluar me tonën nr. 3751 prot., datë 14.12.2023 “Dërgohen për publikim vendet vakante të personelit akademik me kohë të pjesshme të vitit akademik 2023-2024”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që duan të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagogë të jashtëm) për vitin akademik 2023-2024, për vendet vakante si më poshtë :
PEDAGOGË ME KOHË TË PJESSHME:
- Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore (Lënda Mjekësi Ligjore) 5 (pesë) vende vakante
- Morfologji (Lënda Histologji-Embriologji) 3 (tre) vende vakante
- Kriteri i notës mesatare në programin Master i Shkencave për aplikantët të jetë >8
- Kriteri i notës së Lëndës Histologji-Embriologji të jetë >8
3. Shërbimi i Mikrobiologjisë 1 (një) vend vakant
4.Sëmundjet e Zemrës dhe Enëve të Gjakut (Lënda Kardiologji) 1 (një) vend vakant
5. Pediatri 3 (tre) vende vakante
6. Kirurgji:
- 6.1 (Semiotikë Kirurgjikale ) 1 (një) vend vakant
- 6.2 (Onkologji) 1 (një) vend vakant
- 6.3 (Ortopedi) 3 (tre) vende vakante
- 6.4 (Mjekësi Urgjence) 4 (katër) vende vakante
- 6.5 (Toksikologji) 1 (një) vend vakant
- 6.6 (Urologji) 1 (një) vend vakant
7. Departamenti i Shëndetit Publik:
- 7.1 (Shëndet Mjedisor) 2 (dy)vende vakante
- 7.2 (Biostatistikë) 2 (dy)vende vakante
- 7.3 (Metodologjikë e Kërkimit Shkencor) 2 (dy)vende vakante
- 7.4 (Treguesit statistikore dhe metodat statistikore të avancuara) 1 (një) vend vakant
- 7.5 (Menaxhim Shëndetësor) 1 (një) vend vakant
- 7.6 (Organizim Shëndetësor) 1 (një) vend vakant
- 7.7 (Adiktologji) 1 (një) vend vakant
- 7.8 (Legjislacion) 1 (një) vend vakant
- 7.9 (Hyrje në SHP) 1 (një) vend vakant
- 7.10 (Etikë në Shëndet Publik) 1 (një) vend vakant
- 7.11 (Informatikë) 1 (një) vend vakant
8. Modulet e Dekanatit:
- 8.1 (Sociologji) 2 (dy) vende vakante
- 8.3 (Komunikim Mjekësor) 6 (gjashtë) vende vakante
- 8.4 (Gjuhë Latine) 2 (dy) vende vakante
- 8.5 (Gjuhë Angleze) 4 (katër)vende vakante
- 8.6 (Edukim Fizik) 3 (tre) vende vakante
- 8.7 (Kimi Inorganike) 2 (dy) vende vakante
- 8.8 (Biologji) 7 (shtatë) vende vakante
- 8.9 (Fizikë) 2 (dy) vende vakante
- 8.10 (Biofizikë) 5 (pesë) vende vakante
- 8.11 (Informatikë) 3 (tre) vende vakante
MBIKQYRËS KLINIK
- Shërbimi i Laboratorit Biokimik Klinik 3 (tre) vende vakante
- Shërbimi i Mikrobiologjisë 2 (dy) vende vakante
- Shërbimi i Laboratorit Imunologjik 1 (një) vend vakant
Kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme që kandidojnë pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme, preferenciale* si dhe dokumentat të cilat janë shpallur, në faqen zyrtare të internetit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 7 ditë pune, nga e nesërmja e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.
Dokumentacioni do të dorëzohet në Fakultetin e Mjekësisë të UMT-së.
*Për lëndën e Histologji-Embriologji kriteret preferenciale të ndryshuara janë si më sipër cituar.