NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR 1(NJË) VJEÇARE, KATEGORIA “LEKTOR” NË PROFILIN “INFERMIERISTIKË”, NË DEPARTAMENTIN E DIAGNOSTIKËS DHE REHABILITIMIT SHËNDETËSOR DHE INFERMIERISTIKËS NË KIRURGJI DHE OBSTETRIKË-GJINEKOLOGJISË, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, PRANË UMT-SË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 178, datë 06.12.2023 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik me kontratë me afat të caktuar 1(një) vjeçare, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë”, shpallur në Buletinin e APP-së Nr.100, datë 11 Dhjetor 2023, faqe 575/582 – 577/582, në rubrikën “Dokumentacioni i kërkuar” ndryshohet nr.14, si më poshtë:
Ishte: Nr.14 Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekut.
Bëhet: Nr.14 Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Infermierit të RSH-së.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, rishpall konkursin për vendin e lirë të punës, personel akademik me kohë të plotë, kategoria “Lektor” në profilin “Infermieristikë”, me kontratë me afat të caktuar 1 (një) vjeçare, në Departamentin e Diagnostikës dhe Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe Obstetrikë-Gjinekologjisë, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për personel akademik me kohë të plotë, me kontratë me afat të caktuar 1(një) vjeçare, kategoria “Lektor” në profilin “Infermieristikë”, në Departamentin e Diagnostikës dhe Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe Obstetrikë-Gjinekologjisë, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere dhe dokumentacionin e kërkuar si më poshtë vijon:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Infermierisë ose Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, studime universitare brenda ose jashtë vendit.
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere Specifike:
- Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë).
- Të ketë vite eksperiencë profesionale nga përfundimi i studimeve universitare.
Kritere Preferenciale:
- Të ketë gradën “Doktor” në fushën e infermierisë;
- Të ketë marrë pjesë në veprimtari dhe/ose aktivitete shkencore ndërkombëtare, seminare, kongrese, workshop brenda dhe jashtë vendit;
- Të ketë eksperiencë në fushën e mësimdhënies, në lëndë që mbulon Departamenti;
- Të ketë eksperiencë pune në fusha specifike që ka nevojë Departamenti;
- Të ketë botime dhe artikuj shkencorë brenda dhe jashtë vendit;
- Të ketë marrë pjesë në implementimin e një metode diagnostikuese apo terapeutike inovative ku të jetë trajnuar në një nga vendet e Bashkimit Europian,
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Të paktën dy referenca nga profesorë;
- Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Infermierit të RSH-së.
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.
*SHËNIM: Knadidatët që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentacionin sipas publikimit të buletinit nr. 100, datë 11.12.2023, janë të lutur të dorëzojnë pranë zyrës së Protokollit të Njësisë Kryesore/Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UMT, dokumentin “Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Infermierit të RSH-së”, me qëllim plotësimin e dokumentacionit sipas këtij njoftimi.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune me datën e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al