NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “ADMINISTRATOR” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “ADMINISTRATOR” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së nr. 68, datë 13.11.2023 “Për miratimin e kritereve, dokumentacionit dhe procedurës së punësimit për pozicionin e punës “Administrator”, në njësitë kryesore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, protokolluar me nr. 3380/1 datë 13.11.2023, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së me nr. 272, datë 20.11.2023, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, si më poshtë:

 Për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Administrator” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 Kandidatët për pozicionin e punës “Administrator” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, duhet të plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e mëposhtëm.

 

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATI PËR ADMINISTRATOR NË NJËSINË KRYESORE, FAKULTETI I MJEKËSISË DENTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, JANË:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
  4. Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave”, në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë;
  5. Të ketë përvojë pune së paku 5 (pesë) vjet në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë;
  6. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  9. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  10. Të ketë njohuri të paketës Microsoft Office;
  11. Të mos gjendet në kushtet e konfliktit të interesit;
  12. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht).

 

 DOKUMENTACIONI QË DUHET TË PARAQESIN KANDIDATI/ËT:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV), sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noterizuar (të dy cikleve përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  8. Vërtetim i gjendjes gjygjësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit;
  9. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  11. Dëshmi/certifikatë që vërteton njohuri të paketës Microsoft Office;
  12. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  13. Vetëdeklarim që nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit për pozicionin e punës “Administrator” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në UMT, që konkurron;
  14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;

 Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht kandidatit, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

 

DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT DHE AFATI I DORËZIMIT, VLERËSIMI :

  1. Kandidatët që shprehin interes për të aplikuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, të inventarizuar, (një kopje e inventariti vihet në dispozicion aplikantit) në Zyrën e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 – Tiranë, Shqipëri;
  2. Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e shpalljes së njoftimit, në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, për këtë pozicion pune (Administrator i Fakultetit të Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë).
  3. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta në lidhje me pozicionin e punës.
  4. Faza e vlerësimit të dokumenteve me dosjen e kandidatit konkurrues;
  5. Faza e intervistës të drejtëpërdrejta të kandidatit konkurrues.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 68, datë 13.11.2023 i publikuar në faqen zyrtare të internetit www.umed.edu.al.