
Njoftim për pozicionin e punës personel administrativ “Sanitare”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, i ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së, me nr. 192, datë 20.11.2025, “Për miratimin e kritereve dhe procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel administrativ “Sanitare”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune si më poshtë:
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit të godinave të njësisë
- Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave gjatë orarit të punës;
- Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
- Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve;
- Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të
Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
- Të ketë përfunduar studimet e ciklit 8 (tetë) ose 9 (nëntë) vjeçar, ose të mesme;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e Dëftesës, (diplomës/diplomave), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
- Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pësëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
