
Njoftim për pozicionin e punës personel administrativ “Specialist i Prokurimeve”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë; Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të UMT-së”, i ndryshuar, si edhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 193, datë 20.11.2025 “Për miratimin e kritereve dhe procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel administrativ “Specialist i Prokurimeve”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist i Prokurimeve”, në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe afateve të caktuara në aktet ligjore dhe nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
- Përgatitja e dokumentave të nevojshme, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;
- Shqyrtimi, trajtimi dhe kthimi i përgjigjeve, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit, të të gjitha ankesave dhe sqarimeve që kanë të bëjnë me sasinë, grafikun e lëvrimit të pasqyruara në dokumentat standarte të tenderit, përpara hapjes së procedurës nga UMT-ja për procedurat e përqendruara.
- Anëtar i komisioneve të ndryshme të krijuara për një procedurë prokurimi (Anëtar i komisionit për përcaktimin e fondit limit, i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, i Komisionit të marrjes në dorëzim etj.) sipas rasteve.
- Merr pjesë në gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues;
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët;
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor”, në Shkenca Ekonomike / Juridike / Inxhinierike;
- Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit.
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundi nga data e aplikimit;
- Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
- Certifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020,“Për prokurimin publik” i ndryshuar;
- Njohuri mbi VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave të prokurimeve, financiare administrative;
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën info@umed.edu.al
