
Njoftim për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr.98 , datë 05.11.2025, shpallet konkursi për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT”, pranë Fakultetit të Mjekësisë.
Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale;
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
Kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar ciklin e studimeve universitare të nivelit Bachelor/ Master Profesional/ Master Shkencor apo të barasvlefshëm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 1 (një) vit;
Kritere Preferenciale:
- Të ketë diplomë të studimeve universitare në Informatikë / Informatikë Ekonomike;
- Të ketë dëshmi të gjuhës angleze;
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
- Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, pranë zyrës së Protokollit në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Të ketë njohuri mbi sigurinë e sistemeve informatike dhe rrjeteve kompjuterike si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

