Njoftim për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar “Laborante Mësimore” në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Njoftim për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar “Laborante Mësimore” në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 59 pika 4 e saj, në Statutin  e UMT-së, nenin 46 pika 2 e saj, në Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 96, datë 16.10.2025 “Për miratimin e kritereve dhe procedurën për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Laborante Mësimore” me kontratë me afat të caktuar, në Departamentin e Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar “Laborante Mësimore” në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar, “Laborante Mësimore”, në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

 Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  3. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  6. Të ketë diplomë “Master i Shkencave” në Kimi-Biokimi ose Farmaci, (ose ekuivalente me to);
  7. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  8. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike (me Certifikatë ose Dëshmi);
  9. Të njohë dhe zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë kofidencial) dhe të jetë i gatshëm të punojë në grup (vetëdeklarim);
  10. Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor (vetëdeklarim).

 

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare me notën mesatare mbi 7 (mesatare aritmetike);
  2. Preferohet gjuha angleze (me dëshmi).

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Dëshmi penaliteti të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit;
  10. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 9;
  13. Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 10.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, në Zyrën e Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e shpalljes në buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al