NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS  “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR, “LABORANTE MËSIMORE” NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE TË LËKURËS, LËNDA E SËMUNDJEVE INFEKTIVE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, PRANË UMT-SË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR, “LABORANTE MËSIMORE” NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE TË LËKURËS, LËNDA E SËMUNDJEVE INFEKTIVE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, PRANË UMT-SË

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin nr. 5, datë 11.01.2024 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik “Laborante mësimore” me kontratë me afat të caktuar, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”. shpall konkursin për vendin e lirë të punës, “Personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar, “Laborante Mësimore”, në Departamentin e Sëmundjeve Infektive dhe të Lëkurës, Lënda e Sëmundjeve Infektive, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës  “Personel ndihmës akademik me kontratë me afat të caktuar, “Laborante Mësimore” në Departamentin e Sëmundjeve Infektive dhe të Lëkurës, Lënda e Sëmundjeve Infektive, në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së, janë si më poshtë vijon:

           

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale;
  3. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  4. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  5. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;

 

Kritere të veçanta:

  1. Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare, të nivelit Master Profesional ose Master Shkencor;
  2. Të zotërojë një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht,Frengjisht.Gjermanisht.Italisht,Spanjisht);
  3. Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit në paketën Microsoft Word, Excel, Powerpoint.

 

Kritere preferenciale:

Preferohen kandidatë që zotërojnë:

  1. Gjuhën Angleze;
  2. Të ketë eksperiencë pune;
  3. Aftësi në komunikim.

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së,  dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  5. Kopje e noteruar e librezës së punës;
  6. Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noteruar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  12. Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  13. Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);

 

Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al