Njoftim për pozicionin e punës “Specialist”, në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Njoftim për pozicionin e punës “Specialist”, në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Bazuar në ligjin nr. 80/2015Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe në Rregulloren e Universitetit tëMjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit Administrativ të UMT-së nr. 40 datë 04.07.2019 “Për miratimin e numrit të personelit të UMT-së, në të gjitha nivelet i ndryshuar, si dhe Urdhrin e Rektorit nr. 17, datë 13.03.2025 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për një vend të lirë pune, me kohë të plotë Specialist në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, pranë DrejtorisëKërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë:

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës “Specialist”, në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë janë si më poshtë:

 Kritere të përgjithshme:

1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND), të fituar në Universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar nëUniversitete të huaja të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në RSH;
2. ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
3. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
4. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
5. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
6. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
8. Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
9. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Kritere preferenciale:

Preferohet të ketë eksperiencë pune të mëparshme në fushën e menaxhimit dhënave financiare dhe platformave digjitale.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si më poshtë:

1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimet e tyre në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
7. Certifikate/ Dëshmi e noterizuar që vërtetojnë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri)muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
9. Formular vetë deklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015;
10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në kriteret;
11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
12. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit;
13. Vërtetim nga punëdhënësi i mëparshëm/aktual/fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga dita e shpalljes Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Njohuri mbi funksionimin dhe menaxhimin e projekteve.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al.