NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST (REKTORI)” PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR PRANË REKTORATIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST (REKTORI)” PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR PRANË REKTORATIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 48 prot, datë 06.04.2023 “Për  miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Specialist (Rektori)” personel ndihmës akademik me kontratë me afat të pacaktuar në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për pozicionin e lirë të punës “Specialist (Rektori)”, personel ndihmës akademik me kontratë me afat të pacaktuar në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës “Specialist (Rektori)” personel ndihmës akademik me kontratë me afat të pacaktuar pranë Rektoratit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë janë si më poshtë vijon:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar dhe të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojnë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” të fituar në Universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
  3. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  4. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  6. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  7. Të mos jetë marrë masa disiplinore e pushimit nga puna;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  9. Të ketë eksperiencë pune.

 

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare me rezultate sa më të larta;
  2. Preferohet zotërimi i gjuhës Angleze;
  3. Të ketë arsimin, trajnime apo përvojë pune në fushën e asistentes.
  4. Të ketë aftësi shumë të mira organizative, menaxheriale dhe komunikuese;
  5. Të ketë aftësi të punuarit në grup.

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë për këtë pozicion pune duhet të dorëzojnë dokumentacionin (të inventarizuar) si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV), preferohet të jetë sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimi);
  4. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  6. Kopje e noterizuar e certifikatës të programit/ paketës Microsoft Office;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  8. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  9. Vërtetim/Raport mjeko-ligjor i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  10. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  11. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3(tri) muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar) në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al