NJOFTIM PËR POZICIONIN PËR “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, PRANË DEPARTAMENTIT TË PEDIATRISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UMT-SË TIRANË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin nr. 57 datë 13.04.2023 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë” shpall konkursin për pozicionin e punës “Pedagog” me kohë të plot në Departamentin e Pediatrisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë, pranë Departamentit të Pediatrisë, në Fakultetin e Mjekësisë, UMT-së Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Dega “Mjekësi e Përgjithshme”, studime universitare Brenda apo jashtë vendit;
- Të ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8 (tetë);
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre ndonjë masë disiplinore e largimit nga puna;
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të zotëroj me dëshmi një nga pesë gjuhët e huaja të BE (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht);
- Të ketë lishencë për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë;
Kritere specifike:
- Të ketë Diplomë Specializimi “Pediatër i Përgjithshëm”;
- Të ketë gradën shkencore “Doktor i Shkencave në Mjekësi”;
- Të ketë përvojë pune si mjek pediatër për një periudhë kohe të paktën 5 (pesë) vjeçare;
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie të paktën 3 (tre) vjet si pedagog i jashtëm;
- Të ketë një numër referimesh në konferenca ndërkombëtare dhe publikimesh shkencore;
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e
Mjekësisë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
- Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekut.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al