NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, “LABORANTE MËSIMORE”, NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, “LABORANTE MËSIMORE”, NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 156, datë 18.10.2023 “Për“miratimin e kritereve për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Laborante Mësimore” me kohë të plotë, në Departamentin e Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel ndihmës akademik me kohë të plotë “Laborante Mësimore” në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë”,  Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 Kandidatët konkurrentë për vendin e punës personel ndihmës akademik me kohë të plotë, “Laborante Mësimore”, në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kriteret e përgjithshme :

  1. Të ketë diplomë “Master i Shkencave” (ose ekuivalent në përputhje me aktet ligjore në fuqi) në Kimi-Biokimi ose Farmaci.
  2. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht Italisht Gjermanisht), preferohet gjuha angleze (me dëshmi);
  3. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike (me Certifikatë ose Dëshmi);
  4. Të njohë dhe zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë kofidencial) dhe të jetë i gatshëm të punojë në grup (vetëdeklarim);
  5. Të jetë i gatshëm të punoj në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor (vetëdeklarim);
  6. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  7. Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;

 

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare me notën mesatare mbi 7 (mesatare aritmetike);
  2. Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse (eksperiencë laboratorike në fushën e kimive);

 

Dokumentacioni i kërkuar:

 Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda (3) tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti), të marrë brenda (3) tre muajve të fundit;
  10. Vërtetim nga punëdhënës, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  11. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”
  12. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  13. Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 4
  14. Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 5

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), në Zyrën e Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune nga data e shpalljes në buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al