Njoftim për zhvillim aktiviteti

Njoftim për zhvillim aktiviteti

Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimi të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim në proces akreditimi nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:

“Kerkimi Operacional ne Sistemin Shendetesor

Departamenti i Shëndetit Publik, si pjesë e Fakultetit të Mjekësisë Tiranë, po ofron për herë të dytë kursin e akredituar nga Qendra për Zhvillim Profesional pranë UMT “Kërkimet Operacionale në Shëndetësi”. Kursi përmban 11 module (60 orë mësimore) të zhvilluara në klasë gjatë përiudhës Mars-Maj 2022, sipas një kalendari të hartuar. Kursi synon rritjen e kapaciteteve në fushën e kërkimit shkencor operacional në shëndetësi dhe ofrohet si një aktivitet i edukimit në vazhdim për profesionistët shëndetësore që kryejnë kërkime në sistemin shëndetësor dhe kërkuesve të rinj në Shqipëri. Ky kurs mundësohet me mbështetjen financiare të projektit Zviceran “Shëndet për të Gjithë”.

Aktiviteti është vlerësuar me 3 kredite secili modul, do të përsëritet në datat 17, 21, 24, 28 dhe 31 mars 2022, 4, 7, 11, 14, 18, 21, 25, 28 prill 2022, si dhe në datat 2, 5, 9, 12, 16, 19, 25 maj 2022. Aktiviteti do të ofrohet në formën e trajnimit, pranë sallës në katin e parë në Dekanatin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore  Teknike, Tiranë, në përputhje me aktet ligjore në fuqi për distancën fizike.

Personi i kontaktit: Prof.Dr  Gentiana Qirjako
Email: gentaqirjako@gmail.com

Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programet e aktiviteteve:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Moduli-1_Metodat-kerkimore_Mars-2022.doc

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Moduli-2_Etapat-paraprake-te-kerkimit-shkencor_Mars-2022.doc

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Moduli-3_Etika_teori-praktike_Mars-2022.doc

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Moduli-4_Rishikimi-i-literatures_Prill-2022.doc

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Moduli-5_Kampionimi_Prill-2022.doc

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Moduli-6_Procesi-i-Mbledh_Dhenat_Prill-2022.doc

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Moduli-7_Analiza-e-te-dhenave_-Maj-2022.docx

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Moduli-8_Raportimi-dhe-diskutimi_Maj-2022.docx

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Moduli-9_Politikat-dhe-Evidencat_Maj-2022.doc

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Moduli-10_Si-te-botojme-nje-artikull_Maj-2022.docx

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Moduli-11_Analiza-e-Kontekstit_Maj-2022.doc