Njoftim për zhvillim aktiviteti
Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimi të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:
“Përditësim në teknika të ndryshme në radiologji”
Aktiviteti i ofruar nga Departamenti i Semiologjisë Klinike dhe Imazherike, Fakulteti i Mjekësisë, do të mbahet më 16 Mars 2023, në sallë, pranë Fakultetit të Mjekësisë në sallën Galileo Galilei, me 2 orë efektive, me kredite të miratuara 2.
Aktiviteti ofrohet për Pneumologë, Nefrologë, Gastrohepatologë, Radiologë, mjekë të përgjithshëm, Infermierë dhe Dentistë.
Person kontakti: Dr. Blerina Saraçi
E-mail: saraci.blerina@gmail.com
Nr. Tel: 0697371375
Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/03/programi-16.03.2023-1.docx