Njoftim për zhvillim aktiviteti
Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimit të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:
“Inteligjenca artificiale dhe roli i saj në mbështetje të mjekësisë diagnostikuese”
Aktiviteti i ofruar nga Departamenti i Laboratorëve, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë, do të mbahet më 11 Maj 2024, në sallë, pranë Hotel Hilton Garden, Tiranë, deri në 100 pjesëmarrës, me 4 orë efektive, me kredite të miratuara 4.
Aktiviteti ofrohet për specialitete si mjekë laboratori, mjekë radiologë, mjekë familje, kirurgë, kardiologë, hematologë, obstetër, pediatër, endokrinologë, gastrohepatologë, infeksionistë.
Person kontakti: Prof. Dr. Anyla Bulo
E-mail: anyla.bulo@umed.edu.al
Nr. Tel: 0682074599