NJOFTIM PUNËSIMI ME KONTRATË SHËRBIMI PËR DY EKSPERTË TË JASHTËM PËRKATËSISHT, NJË EKSPERT TË FUSHËS SË PROGRAMIMIT DHE NJË EKSPERT NË PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE NË PROGRAMIN EXCEL

NJOFTIM PUNËSIMI ME KONTRATË SHËRBIMI PËR DY EKSPERTË TË JASHTËM PËRKATËSISHT, NJË EKSPERT TË FUSHËS SË PROGRAMIMIT DHE NJË EKSPERT NË PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE NË PROGRAMIN EXCEL

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë...”, Statutin e UMT, Urdhrin  nr. 57, datë 27.06.2024 “Për ngritjen e komisionit të monitorimit dhe grupit teknik të punës për pranimet e kandidatëve që aplikojnë në programet e ciklit të parë dhe të integruar të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2024-2025” të Rektorit të UMT-së, në shkresën nr. 1731/5 prot, datë 27.06.2024 të Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 58, datë 27.06.2024 “Për miratimin e kritereve për ekspertët e jashtëm…”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, kërkon të punësojë me kontratë shërbimi dy ekspertë të jashtëm. Përkatësisht, një ekspert të fushës së programimit dhe një ekspert në përpunimin e të dhënave në programin Excel, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 

Ekspert i programimit:

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatit si dhe dokumentacion përkatës për ekspertin e jashtëm të programimit, i cili do të angazhohet në procesin përllogaritjes së pikëve dhe renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2024-2025, janë si më poshtë:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e shkencave informatike ose të aplikuara;
  2. Të njohë ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Të njohë kurrikulën e re dhe të vjetër të arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë;
  4. Të ketë eksperiencë në përllogaritjen e pikëve të kandidatëve që kanë aplikuar në institucionet e arsimit të lartë;
  5. Të ketë njohuri të avancuara në fushën e programimit.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dokument që vërteton eksperiencën në përllogaritjen e pikëve si edhe të programeve sipas pikës 4 dhe 5 të kritereve

 

Ekspert i përpunimit të të dhënave excel i avancuar:

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatit si dhe dokumentacion përkatës për ekspertin e jashtëm të përpunimit të të dhënave në Excel, i cili do të angazhohet në procesin përllogaritjes së pikëve dhe renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2024-2025, janë si më poshtë:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e shkencave informatike ose të aplikuara;
  2. Të njohë ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Të njohë kurrikulën e re dhe të vjetër të arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë;
  4. Të ketë eksperiencë në përllogaritjen e pikëve të kandidatëve që kanë aplikuar në institucionet e arsimit të lartë;
  1. Të ketë njohuri të avancuara të programit Excel, në përdorimin e funksioneve të kërkimit, funksioneve logjike dhe të përputhjes (Match/Vlookup/index) si dhe gjenerimi të raporteve PIVOT.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dokument që vërteton eksperiencën në përllogaritjen e pikëve si edhe të programeve sipas pikës 4 dhe 5 të kritereve

Kandidatët e interesuar të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e protokoll-arkivës në Rektoratin e UMT ose nëpërmjet postës në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumenteve do të jenë  nga data 28.06.2024 deri më 03.07.2024 (ora 15.00).

Mënyra e vlerësimit: përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje. Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al.