NJOFTIM RISHPALLJE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024

NJOFTIM RISHPALLJE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024

Bazuar në nenin 3, 57 pika 2 e nenet në vijim të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1, 63 e vijues të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT),  në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 155, datë 18.10.2023 “Për miratimin e kritereve për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2023-2024, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”,  si dhe në shkresën e Fakultetit të Mjekësisë nr. 2345/151 prot., datë 26.12.2023, protokolluar me tonën nr. 3855 prot., datë 26.12.2023 “Dërgohen për publikim vendet vakante të personelit akademik me kohë të pjesshme të vitit akademik 2023-2024, Lënda Pediatri”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagogë të jashtëm) për vitin akademik 2023-2024, për vendet vakante si më poshtë :

 

PEDAGOGË ME KOHË TË PJESSHME:

Departamenti i Pediatrisë (Lënda e Pediatrisë, semestri i dytë)   3 (tre) vende vakante

Kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme që kandidojnë pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme, preferenciale si dhe dokumentat të cilat janë shpallur, në faqen zyrtare të internetit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 7 ditë pune, nga e nesërmja e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.

Dokumentacioni do të dorëzohet në Fakultetin e Mjekësisë të UMT-së.