NJOFTIM SHPALLJE PËR KONKURRIM, PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOG TË JASHTËM), NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në nenin 3, 57 pika 2, e ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1, 63 të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) si dhe në Udhëzimin e Rektorit të UMT-së nr. 2, datë 14.09.2023, i ndryshuar “Për punësimin e personel akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2023-2024, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagog të Jashtëm) në UMT, për vitin akademik 2023-2024.
Kandidatët e interesuar për personel akademik me kohë të pjesshme, me shpalljen e këtij njoftimi mund të aksesojnë/vizitojnë faqet zyrtare të internetit të njësive kryesore (fakulteteve) të UMT-së si dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, cituar më poshtë, për t’u njohur me kriteret, dokumentacionin, afatet dhe procedurën që duhet të plotësojnë, dorëzojnë dhe ndjekin për të konkurruar për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagogë të jashtëm) në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
- http://www.umed.edu.al Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
- https://www.fakultetimjekesise.edu.al Fakulteti i Mjekësisë
- https://www.fmd.edu.al Fakulteti i Mjekësisë Dentare
- https://www.fshmt.edu.al Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike