
NJOFTIM – Testimi për Pranimin në UMT
Ju informojmë se testimi i informatizuar për pranimin në programin Mjekësi e Përgjithshme do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).
Jeni të lutur të paraqiteni 30 minuta para orarit të përcaktuar për grupin tuaj.
Me vete duhet të keni:
* Kartë identiteti (ose pasaportë) – origjinale
* Faturën e pagesës për testimin
Gjatë testimit NUK lejohet:
* Përdorimi i celularëve dhe pajisjeve të tjera elektronike
* Komunikimi apo ndërhyrjet gjatë provimit
* Lëvizja nga vendi i caktuar
* Konsumi i ushqimit apo pijeve
Oraret dhe listat e pjesëmarrësve janë publikuar nga QSHA dhe mund t’i gjeni në linkun më poshtë:
Ju urojmë shumë suksese në këtë hap të rëndësishëm drejt së ardhmes suaj profesionale!