PROCEDURA E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER E SHKENCAVE”, PËR SHTETASIT E HUAJ NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR VITIN AKADEMIK 2015-2016

PROCEDURA E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER E SHKENCAVE”, PËR SHTETASIT E HUAJ NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR VITIN AKADEMIK 2015-2016

Në bazë të Udhëzimit Nr. 51, datë 01.12.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për procedurën e pranimit në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave/Master i Arteve të Bukura”, për shtetasit e huaj që kërkojnë të studiojnë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2015-2016″, informohen shtetasit e huaj që kërkojnë të studiojnë në programet e studimeve “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë se procedura e aplikimit kryhet individualisht pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ose në kuadër të Marrëveshjeve Shtetërore dypalëshe ose shumëpalëshe dhe do të përzgjidhen për programin e studimit të kërkuar, në bazë të dosjeve të aplikantëve të përcjella individualisht nga vetë të interesuarit ose të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, nga Ministritë e Arsimit të vendeve përkatëse ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë. 

Studentët e huaj duhet të paraqesin në Drejtorinë e Integrimit dhe Projekteve, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, deri në datën 04 Dhjetor 2015, dokumentet e mëposhtme: 
    • Formularin e aplikimit sipas Shtojcës nr. 1 të Udhëzimit Nr. 51;
    • Vërtetim që nuk ka qenë i ndjekur penalisht dhe që nuk është në ndjekje penale, në vendin e origjinës, i lëshuar 3 muajt e fundit;
    • Fotokopjen e dokumentit personal të identitetit;
    • Fotokopjen të njësuar me origjinalin të vërtetimit të njohjes në Republikën e Shqipërisë të diplomës të ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me kopje të njesuar me origjinalin të diplomës dhe të listës së notave;
    • Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohen në gjuhën shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe; Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit e huaj që kanë përfunduar një cikël/program studimi në gjuhën shqipe në institucione të arsimit të lartë në Shqipëri.
    • Kopjen e njësuar të origjinalit të lejeqëndrimit për shtetasit e huaj, lëshuar nga Ministria e Brendshme, nëse disponohet nga aplikuesi;
    • Curriculum Vitae;
    • Deklaratë sipas Shtojcës nr. 2 të udhëzimit Nr. 51.

Kur dokumentacioni paraqet mangësi, Drejtoria e Integrimit dhe Projekteve i kërkon aplikantit plotësimin e tij brenda datës 09 Dhjetor 2015. Drejtoria e Integrimit dhe Projekteve dhe Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, shqyrtojnë dokumentacionin e përcaktuar në pikën 2 të këtij udhëzimi dhe, në rastet kur numri i kërkesave është më i lartë se ai i kuotave të miratuara për shtetasit e huaj për ciklin përkatës të studimit, bëjnë rënditjen e kandidatëve sipas kriterit të meritës dhe përzgjedhjen e kandidatëve fitues në programet e studimit përkatës, bazuar dhe në kapacitetet pritëse të IAL-ve. Kërkesat e aplikantëve që nuk kanë dorëzuar dokumentacion të plotë, sipas specifikimeve në këtë udhëzim brenda afateve të parashikuara, nuk do të merren në shqyrtim. 

Shtetasit e huaj që janë shpallur fitues brenda datës 23 Dhjetor 2015 paraqiten pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse për të përfunduar procedurat e regjistrimit në programin përkatës të studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

            REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 01.12.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *