PROCEDURAT E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË, “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR SHTETASIT E HUAJ 2014-2015
Në bazë të Udhëzimit Nr. 50, datë 31.10.2014, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për procedurën e pranimit në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave/Master i Arteve të Bukura”, për shtetasit e huaj që kërkojnë të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014-2015″”, informojmë shtetasit e huaj që kërkojnë të studiojnë programet e studimeve “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë se procedura e aplikimit kryhet individualisht ose në kuadër të Marrëveshjeve Shtetërore dypalëshe ose shumëpalëshe, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe do të përzgjidhen për programin e studimit të kërkuar, në bazë të dosjeve të aplikantëve të përcjella individualisht nga vetë të interesuarit ose të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, nga Ministritë e Arsimit të vendeve përkatëse ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
-
- Formularin e aplikimit sipas Shtojcës nr. 1 të Udhëzimit Nr. 50;
- Vërtetim që nuk ka qenë i ndjekur penalisht dhe që nuk është në ndjekje penale, në vendin e origjinës, i lëshuar 3 muajt e fundit;
- Fotokopjen e njësuar të dokumentit personal të identitetit;
- Fotokopjen të njësuar me origjinalin të vërtetimit të njohjes në Republikën e Shqipërisë të diplomës të ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me kopje të njesuar me origjinalin të diplomës dhe të listës së notave;
- Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohen në gjuhën shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe;
- Kopjen e njësuar të origjinalit të lejeqëndrimit për shtetasit e huaj, lëshuar nga Ministria e Brendshme, nëse disponohet nga aplikuesi;
- Curriculum Vitae;
- Deklaratë sipas Shtojcës nr. 2 të udhëzimit Nr. 50.
Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni udhëzimin e mëposhtëm:
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 03.11.2014