Projekti DigiCare4You
Projekti DigiCare4You është një zgjidhje inovative, e lehtë për t’u zbatuar, me kosto të ulët dhe e qëndrueshme, që do të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe forcimin e sistemeve të kujdesit parësor të vendeve pjesëmarrëse, si dhe adresimin e nevojave dhe preferencave specifike të njerëzve në rrezik nga Diabeti Mellitus Tip 2 dhe/ ose Hipertensioni Arterial.
Projekti DigiCare4You, duke njohur dallimet në sistemet shëndetësore dhe të kujdesit në të gjithë Evropën dhe duke marrë parasysh grupet vulnerabël, do të aplikohet në dy vende me të ardhura mesatare (MICs), Shqipëri dhe Bullgari dhe dy vende me të ardhura të larta (HICs), Greqi dhe Spanja, duke synuar përfshirjen e më shumë se 10,000 familjeve.
Duke synuar të jetë një zgjidhje plotësisht e shkallëzueshme dhe e transferueshme, do të zhvillohet një udhërrëfyes për të ndihmuar politikëbërësit të vlerësojnë fizibilitetin dhe efektivitetin e zgjidhjes DigiCare4You në rajonet/vendet e tyre dhe të promovojnë kujdesin ndaj njerëzve dhe shërbimet e integruara shëndetësore në Evropë dhe më gjerë.
SAB lokale në çdo vend zbatues (Shqipëri, Bullgari, Greqi dhe Spanjë) përbëhen nga politikëbërës, organizata kombëtare të politikave shkencore dhe shëndetësore, shoqata të pacientëve etj., që janë të përfshirë në projekt. Këto borde janë të angazhuar që nga fillimi i projektit dhe gjatë gjithë zhvillimit të tij, pasi DigiCare4You synon të ndjekë një qasje kërkimore pjesëmarrëse të bazuar në komunitet duke punuar ngushtë me SAB lokale në të gjitha aktivitetet e projektit.