PROVIDING DATA AND KNOWLEDGE ON MENTAL HEALTH AND OPPORTUNITIES FOR MENTAL HEALTH IN YOUTH

Akronimi: EARLY

Kohëzgjatja: 12/2023 – 11/2027

Misioni i projektit është të ofrohen të dhëna të besueshme për shëndetin mendor të të rinjve në rajonin evropian dhe të hartohen, zbatohen dhe vlerësohen ndërhyrje të bazuara në terren. Me 19 partnerë nga 14 vende, projekti është i përkushtuar për adresimin e çështjes kritike të shëndetit mendor të rinisë dhe, rrjedhimisht, për reduktimin e barrës së sëmundjeve jo-infektive, veçanërisht të kushteve të shëndetit mendor te të rinjtë. Përmes këtij studimi me ndërthurje metodash kërkimore, synohet zhvillimi i një matrice ekspozimi tërësore, kuptimi i perceptimeve mbi shëndetin mendor të rinisë dhe sigurimi i të dhënave të plota dhe të pakundërshtueshme lidhur me shëndetin mendor të rinisë.

Projekti garanton një qasje gjithëpërfshirëse, duke u bazuar rigorozisht në respektimin e etikës kërkimore në të gjitha vendet e përfshira në studim. Kjo përfshin inkuadrimin në kornizat ligjore dhe etike, duke garantuar konfidencialitetin dhe menaxhimin e të dhënave, përcaktimin e drejtimeve të duhura për menaxhimin e shëndetit mendor, si dhe analizimin e të dhënave lokale dhe ndërkombëtare mbi shëndetin mendor dhe faktorët që lidhen me të. Gjithashtu, projekti synon të njihet me shërbimet aktuale për të rinjtë dhe të vlerësojë gatishmërinë e vendeve pjesëmarrëse për implementimin e ndërhyrjeve mbi shëndetin mendor tek të rinjtë.

 

Për informacion më të detajuar, mund të klikoni në link-un më poshtë:

https://www.early-project.eu/sq/about-early