
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, merr pjesë në kursin “Specific Domains of Perioperative Medicine”
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mori pjesë sot në kursin “Specific Domains of Perioperative Medicine”, organizuar nga Shërbimi i Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të QSUT-së në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë.
Ky aktivitet i zhvilluar më 4 Dhjetor 2024, në Sallën William A. Johnson, mblodhi ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë për të ndarë njohuri mbi temat më të rëndësishme të mjekësisë perioperative.
Pjesëmarrja e rektorit nënvizon mbështetjen e vazhdueshme të UMT-së për zhvillimin profesional dhe shkëmbimin akademik në shërbim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor.
#UMT #Umed #Anestezia #MjekësiaPerioperative