
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, zhvilloi një takim të veçantë me znj. Emina Çunmulaj, themeluese e Emina’s Hand Foundation
Sot, më 26 qershor 2025, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, zhvilloi një takim të veçantë me znj. Emina Çunmulaj, themeluese e Emina’s Hand Foundation.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rëndësinë e ndërtimit të partneriteteve të reja që fuqizojnë dimensionin praktik dhe ndërkombëtar të arsimit në fushën e shëndetësisë. Rektori vlerësoi kontributin e znj. Çunmulaj në mbështetjen e të rinjve dhe përkushtimin e saj për të krijuar mundësi të reja për zhvillim akademik dhe profesional.
Takimi shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mbështetjes së shkëmbimeve studentore.