Shuarja e të heshturve në mjekësinë shqiptare.
Të heshturit kanë një forcë të përveçme në çdo profesion. Forca e tyre qëndron te përkushtimi i tyre i përditshëm në profesionin që kryejnë. 12 prilli e gjen mjekësinë shqiptare me një profesionist të heshtur më pak. Prof. Bashkim Resuli do të jetë që sot një pedagog që do t’u mungojë studentëve, një mjek i përkushtuar që do t’u mungojë pacientëve, një mik i çmuar që do t’u mungojë të gjithëve dhe një boshllëk i përhershëm për familjarët e tij.
Prof.Bashkim Resuli ka dhënë një kontribut të çmuar në Katedrën e Sëmundjeve të Brendshme dhe në Shërbimin e Gastro-Hepatologjisë prej shumë vitesh. Kontributi i tij i përveçëm përkthehet hartimin e teksteve dhe materialeve studimore për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, në botimin e dhjetra artikujve në revista të huaja dhe në udhëheqjen e projekteve të ndryshme evropiane .
Prof.Bashkim Resuli është padyshim një gjurmë në historinë e mjekësisë shqiptare. Një gjurmë e cila përmban përgjegjegjësinë dhe përkushtimin e heshtur të një profesionisti të shkëlqyer.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të prof. Bashkim Resulit