Studentë të UMT-së marrin pjesë në Konferencën Studentore Ndërkombëtare

Studentë të UMT-së marrin pjesë në Konferencën Studentore Ndërkombëtare

Në muajin Shkurt 2022 në Budapest, Hungari u organizua Konferenca Studentore Ndërkombëtare nga Universiteti prestigjioz i Shkencave Mjekësore “Semmelweis University”, me të cilin Universiteti i Mjekësisë, Tiranë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi para disa muajsh.
 
Mbi 100 prezantime u mbajtën nga studentë të 14 universiteteve, nga 8 shtete.
UMT-ja u përfaqësua në këtë konferencë me 3 prezantime nga studentët ekselentë:
– Bleris Bushati, viti i VI;
– Sara Riçku, viti i VI;
– Rubin Mullaj, viti i V;
– Gentian Mehmeti, viti i V;
– Meri Vasha, viti i III.
 
Ata prezantuan në këtë Konferencë tema që u ndoqën me shumë interes si:
  • Situata Covid-19 dhe efektet patologjike dhe jo vetëm, që la në grupmoshat e vogla;
  • Infeksionet bakteriale pas transplantit të veshkës;
  • A shkakton mutacioni Arctic, Sëmundjen Alzheimer nëpërmjet rritjes së prodhimit të Aß38?
Në emër të Universiteteve Ndërkombëtare, pjesëmarrëse në këtë Konferencë, përshëndeti Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i uron studentëve mjekë të ardhshëm, suksese në rrugën e gjatë dhe plot sfida të mjekësisë!